Napoli në zi, ndërron jetë legjenda që solli Maradonën në Itali

Napoli në zi për shkak të vdekjes së Antonio Julianos, futbollist dhe drejtues i klubit italian, i ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Nga e cila vuante prej kohësh.

Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni, zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napolin e tij gjatë viteve 1962-1978.

Skuadër me të cilën fitoi Kupën e Italisë (1976). E vetmja skuadër që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B. Ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë.

Juliano ishte personi që kreu operacionin historik të blerjes së Diego Armando Maradonës nga Barcelona në vitin 1984.

“Një nga ditët më të këqija në historinë e klubit dhe tifozëve tanë“, lexohet në faqen zyrtare të kampionëve në fuqi të Italisë.