E duan Juvja dhe Napoli, talenti i Bolognas: Preferoj Premier Leaguen

Bologna është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A.

7 herë kampionët e Italisë, po zhvillojnë një kampionat fantastik nën drejtimin e Thiago Mottës, teksa ndajnë vendin e katërt në Serie A bashkë me Romën pas javës së 15-të.

Leis Ferguson është një nga futbollistët më të talentuar të Bolognas.

24-vjeçari skocez, i cili luan në rolin e mesfushorit të avancuar, deri tani numëron 3 gola dhe po kaq asiste në Serie A.

Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, sidomos të Juventusit dhe Napolit.

Allegri e pëlqen shumë Ferguson, por ky i fundit i premton besnikëri Bolognas, teksa shprehet se në të ardhmen dëshiron të luajë në Premier League. Që është edhe kampionati i tij i preferuar.

Ndihem mirë te Bologna. Sa i përket së ardhmes, di të them që e shoh veten në Premier League”, thekson Ferguson, i cili u transferua u transferua në Serie A për 2 mln euro nga Aberdeen verën e vitit të kaluar.