Tabaku: Nuk dua të bëhem palë në PD, thellon debatin dhe përçarjen, PD duhet të ringrihet!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2023, 21:27
E ftuar në “Drejt” deputetja demokrate, Jorida Tabaku u shpreh se ajo është përpjekur të mos bëhet palë, sepse kështu përçahet partia.
Tabaku: Unë jam përpjekur të mos bëhem palë, pasi sa më shumë bëhemi palë dhe debatojmë aq më shumë e përçajmë partinë. Sot preferoj të them të njëjtën gjë që kam thënë kohë më parë; PD duhet të gjejë mënyrën që të dalë nga situata ku është, të ringrihet dhe të bëhet një alternativë qeverisëse sepse nuk është momentalisht.
Është një gjë që nuk i është dhënë zgjidhje për 2 vite dhe nuk zgjidhet me vendime gjykate. Unë jam qysh 16 vjeç në PD, dhe mendoj se gjëja më e dëmshme që mund të bëjmë, është që ta vazhdojmë këtë debat.
