Gripi dhe virozat mbushin qendrat shëndetësore, nutricionistja: Si të mbrohemi përmes ushqimit

Nutricionistja, Hyrida Basha ka qenë e ftuar në një intervistë, në studion e lajmeve, në “Ora News”, për të folur kryesisht se si mund ti mbajmë larg antibiotikët e gripit, nëpërmjet ushqimit.

Hyrida Basha: Në momentin e viriozave, ne kemi një virus në organizëm, i cili bëhet aktiv në qelizat tona dhe replikohet aty dhe nëpërmjet aktivitetit të tij jep siptoma nëpërmjet kollës, inflamacionit tështimave, etj. Në këtë situatë nuk ka nevoj për antibiotikët por për antiviral.

Ajo çfarë duhet të bëjmë, është luftimi në formën natyrale. Mund të përftojmë nga natyra, nëpërmjet mineraleve dhe vitaminave që marrim nëpërmjet ushqimeve.

Ne nuk duhet të trajtojmë tështimën dhe kollën, por mburojën kryesore që kemi, sistemin imunitar,i cili prodhohet në zorrë.

Zorra jonë prodhon gati 70-80% të sistemit imunitar, prandaj pasurimi i saj me ushqime që përmbajnë sasi të larta të prodiotikëve, ose të marrjes së vitaminave C,  vitaminës B12, dhe të gjithave kompleksit të vitaminave B të tretshme në ujë, do të kishim ndihmuar veten tonë të krijonim një kështjellë të fortë kundër këtyre virozave.