Halilaj: Situata në arsim nuk është e mirë, arsyeja kryesore është mungesa e buxhetit
Zëvendës presidenti i sindikatës së pavarur të arsimit, Isa Halilaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për testin e ‘’Pisa’’ dhe rezultatet zhgënjyese të Shqipërisë në këtë test. Halilaj u shpreh se situata në arsim nuk është e mirë dhe arsyeja kryesore për këtë është mungesa e buxhetit.
‘’Ka disa vite që e kemi ngrit me urgjencë që arsimi të kalojë në një prioritet kombëtar sepse situata në arsim nuk është e mirë. Kjo për shumë arsye, por arsyeja kryesore është mungesa e buxhetit.
Sot në qendër të Tiranës kemi mungesa për mësues të ciklit të ulët. Kur profesionin e mësuesit nuk e do njeri, do vijë koha që shumë shpejt do jemi pa mësues dhe do jemi në një situatë më të keqe se sa sot.
Tek ne rënia e interesit për profesionin e mësuesit është rrogat, kryesisht ana ekonomike’’, tha ndër të tjera Halilaj.
