Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: Nuk ka si të jetë antikushtetuese kur i ka kaluar të gjitha fazat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 17:35
Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka se si të jetë antikushtetuese pasi i ka kaluar të gjitha fazat.
“Marrëveshja me Italinë në dijeninë time është bërë publike dhe është marrëveshje që janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit.
Është e drejtë e gjithkujt ta çojnë në GjK, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese kur ka kaluar të gjitha fazat.
Ka kaluar të gjitha filtrat”, tha Manja.
