Kaosi në Parlament, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi Berisha dhe 5 deputetë të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 16:44
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 5 deputetë të tjerë.
Konkretisht u përjashtuan deputetët Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha.
Përjashtimi vjen pas seancës së të hënës së 4 Dhjetorit, ndërsa opozita bllokoi zhvillimin e punimeve në Kuvend, përmes kaosit të krijuar me flakadanë dhe zjarr.
