Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, gjykata cakton masën e sigurisë për Maliq Markun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 11:57
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Maliq Markun, i cili dy ditë më parë vrau fqinjin e tij dhe plagosi një tjetër pas një sherri për kanalin e ujërave të zeza.
Gjatë seancës, Marku, me origjinë nga fshati Reç i Dibrës, ka folur përçart , duke deklaruar se “ka nje komplot serbo malazez ndaj meje”.
