23 vite dergjur në krevat, 55-vjeçarja e paralizuar: Më ndihmoni për ilaçet e nevojshme

Valbona Abazi një 55 vjecare prej 23 vitesh e paralizuar kërkon ndihmë nga Shqiptarët për medikamente dhe pako ushqimore.

E vetme me të motrën të ardhurat nga kempi nuk ju mjaftojnë ndërsa thirrja për ndihmë shkon për këdo që ka mundësi.

Viti 2000 i ndryshoi jetën Valbona Abazit sot 55 vjeç.

Në atë kohë 20 vjeç këmbët e saj nuk mbanin më.

Që nga ajo kohë e deri më sot, dergjet në këtë shtrat ku gjendja e saj sa vjen dhe rëndohet.

Prej vitesh për të kujdeset e motra e cila në pamundësi ekonomike për të përballuar jetesën kërkon ndihmën e të gjithëve

Valbona po ashtu ka një thirrje që I del nga shpirti.Ilacet janë përparësore për të

Familja jeton në zonën e kombinatit, në Tiranë  në një banesë që nuk plotëson as kushtet minimale!

Solidariteti mund ta ndryshojë këtë realitet të trishtë!