Atentati ndaj Entjan Nikulajt në Lezhë, disa persona të shoqëruar. Vrasësit ende të lirë, policia numëron gëzhojat
Gjakmarrja mes fiseve Nikulaj e Lekstakaj, është pistë kryesore ku po hetohet ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, cka nësë arrihet të provohet e bën atë viktimën e tretë të hasmërisë që vijon prej vitesh.
40 vjecari u vra në hyrje të Lezhës me breshëri plumbash, ndërsa autorët dogjën në Rinas makinën bashkë me armët që përdorën për krimin. Disa persona janë shoqëruar në Polici, por vrasësit janë ende të lirë!
Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, në një atentat, riktheu hijet e përplasjes mes dy fiseve në Lezhë që ka shkaktuar disa viktima.
40 vjecari po udhëtonte me këtë makinë fuoristradë për tu kthyer në shtëpi kur u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër mjet!
Atentati ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
Entjan Nikulaj, fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Lezhës për pasojë të plumbave që kishte marrë në trup!
Ekspertët e Policisë gjetën në vendin e ngjarjes të paktën 25 gëzhoja, që tregon se vec eleminimit të 40 vjecarit, atentati jep një mesazh përmes agresivitetit!
Pak pas ngjarjes, policia arriti të provojë se vrasësit e Entjan Nikulajt lëviznin me një makinë BMW ngjyrë gri që mbante targat AB138HT, të vjedhura në Tiranë në fund të nëntorit! Ky fakt provon se atentati ishte i planifikuar!
Autorët besohet se ishin të paktën tre persona me role të ndyshme në krim, që nga minitorimi i lëvizjeve deri tek ekzekutimi.
Makina që përdor për vrasjen u gjet e djegur pranë Rinasit, skemë kjo epërdorur thuajse pas të gjitha krimeve të rënda të kohëve të fundit, pasi zjarri eleminon gjurmët që mund të kenë lënë autorët.
Brenda mjetit u shkrumbuan edhe dy automatikë kallashnikovë, që besohet se u përdorët për ekzekutimin e Entjan Nikulajt.
Policia ngriti postblloqe në disa rrugë dhe ushtroi kontrolle!
Disa persona u shoqëruan në Policinë e lezhës edhe përgjatë së dielës, në cilësinë e dëshmitarit apo personit që mund të ketë dijeni për krimin!
Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, dyshohet se është vazhdimësi e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40 vjecari është viktima e tretë në harkun e pak muajve!
Më 19 prill, biznesmeni dhe politikani lokal Ardian Nikulaj, u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin, në një atentat që sipas hetimeve u krye nga vrasës me pagesë.
Sipas dosjes hetimore, porositës dhe organizuar i atentatit ishte Edmond Haxhia, ndërsa shkaku gjakmarrja!
Ekzekutori portugez i Biznesmenit është arrestuar në Marok, ndërsa 4 persona të tjerë që ndihmuan në krim, janë të arrestuar në Angli.
Fiks tre muaj nga vrasja e Ardian Nikulajt, në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Marku Lekstakaj në atentat të mirëorganizuar!
Hasmësia mes fisit Lektasaj dhe Nikulaj ka nisur në vitin 1996, kur anëtarë të familes Lektasaj vranë vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit për 1000 lekë karburant
