FOTO/ Ky është Eno Nikulaj që u ekzekutua në Lezhë

Personi që shihni në foto është Eno Nikulaj, që u vra mbrëmjen e kësaj të shtune në atentatin në Lezhë.

Nikulajt i bënë pritë në dalje të Lezhës, ndërsa autorët u larguan në drejtim të paditur duke djegur makinën pranë Rinasit.

40 vjeçari Eno Nikulaj, ishte djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, që u vra në prill të këtij viti brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me rastin.