Gazetari Qyno tregon sagën e hakmarrjes mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj: Ka nisur që në vitin 1998
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 22:28
Gazetari Elton Qyno në një lidhje telefonike në Ora News foli për atentatin e kushëririt të Ardjan Nikulajt si dhe për sagën e hakmarrjes mes dy familjeve.
‘’Brenda një viti ka prodhuar tre viktima brenda dy familjeve sic janë Nikulaj dhe Lekstakaj në qytetin e Lezhës.
Ka filluar me vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në biznesmenin e tij.
Ka vazhduar me një anëtar të familjes Lekstakaj. Dhe tani me atentatin ndaj Eno Nikulaj.
Saga e hasmërisë mes dy familjeve ka filluar në vitin 1998, ku disa persona të familjes Nikulaj kanë ekzekutuar dy persona të familjes Lekstakaj ku ka nisur për një konflik për pagesën e një sasie karburanti’’, tha ndër të tjera Qyno.
