Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për ish-kryekomisarin Stilian Pasho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 10:45
Gjykata e Korçës ka lënë prapa hekurave ish-kryekomisarin, Stilian Pasho, me detyrë shef i sektorit të kufirit pranë DVKM Korçë.
Pasho shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore, duke lejuar kalimin e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.
Më datë 27 nëntor, ai ka favorizuar një shtetas të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë, 26 kg lëndë narkotike.
Pak ditë më parë, ai u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

