Spikat derbi Tirana-Partizani, njihuni me duelet e sotme në Superiore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 08:34
Tre duele do të mbyllin javën e 15-të të Superiores.
Në orën 13:30 do të luhet sfida Kukësi-Teuta ndërsa në orën 16:00 Dinamo do të presë Laçin.
Në orën 19:00 do të ndizet kryqyteti për shkak se zhvillohet derbi Tirana-Partizani.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren edhe pse në letër “demat” janë më favoritë.
Derbi i parë i sezonit u fitua nga të kuqtë dhe bardheblutë do të japin maksimumin që të ndodhë e kundërta sot.
