Shorti i EURO 2024, Xhepollari: Grup ''ferri'', do jetë stimul për futbollistët e Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 20:17
Gazetari sportiv Drilon Xhepollari ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për shortin e EURO 2024, ku Shqipëria u shortua me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Xhepollari u shpreh se ishte një short ferri dhe një grup shumë i vështirë.
‘’Një short ferri. Një të fortë e donim. Kroacia finaliste në botëror, Italia kampionë në fuqi e Evropianit. Është një grup shumë i vështirë.
Do jetë një stimul për futbollistët e Kombëtares. Me Kroacinë dhe Italiën mund të luhet futboll. Nga ana tjetër kemi Spanjën që mban zotërimin e topit. Aty pastaj do jetë ndeshja më emocionuese’’, tha ndër të tjera Xhepollari.
