Shorti i EURO 2024/ Trajneri i Italisë, Spalleti: Shqipëria një nga më të fortat në qarkullim, luan futboll të bukur

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti komentoi shortin e EURO 2024, madje duke vlerësuar maksimalisht Shqipërinë.

E nisni ndaj Shqipërisë…

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike.

Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime.”

A jeni i kënaqur me grupin?

“Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani.

Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.”

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

“Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.”