Real Madrid-Granada/ Myrto Uzuni e nis si titullar ndaj “Los Blancos”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 18:40
Real Madridi pret në shtëpi Grandaën, skuadër që këtë sezon u ngjit nga Liga e Dytë në La Liga.
Ajo që bie në sy në këtë takim është fakti që sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni e nis si titullar ndaj “Los Blancos” të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti.
Një ndeshje e vështirë për Granadën, pasi dihet se Reali kërkon fitoren me çdo kush për të mos humbur terren me Zhironën, e cila më herët ka fituar në shifrat 2-1 ndaj ValeNcias dhe kryeson me 3 pikë më shumë se madrilenët.
