Futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi: Prisnim një short më të mirë, por nuk është një short i pamundur

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi në një intervistë në Ora News foli për shortin e EURO 2024 ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Laçi u shpreh se prisnin një short më të mirë por nuk është një short i pamundur.

‘’Po prisnim një short më të mirë. Është një short i vështirë. Por nuk besoj se është një short që është i pamundur.

Italia nuk është si më përpara por në fund është Italia. Ndoshta jemi një suprizë, nuk i dihet kjo. Është një motivim të japim më shumë.

Kroacia është një ekip luftarak. Besoj se me Kroacinë do bëhet ndeshja e vështirë’’, tha ndër të tjera Laçi.