Një fotografi me Sylvinhon dhe stafin e FSHF-së para shortit të Euro 2024, Duka: Uroj të kemi fat

Presidenti i FSHF, Armand Duka, trajneri i Shqipërisë Silvinho dhe një pjesë e stafit të kombëtares gjenden në Hamburg, ku Shqipëria mëson sot pasdite rivalët që do ketë përballë në Euro 2024.

Presidenti Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron fat kuqezinjve.

“Me trajnerin Sylvinho & stafin e FSHF në Hamburg para shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024”.

Uroj të kemi fat dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë” – Shkruan Duka.

 

 
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)