Premier League/ Arsenal blindon kreun, fiton edhe Brentfordi i Strakoshës
Java e 14-të e premier Ligës Angleze ka startuar me tre ndeshjet e orës 16:00, ku në përfundim të këtyre sfidave është konfirmuar kryesimi i Arsenalit.
“Topçinjtë” e trajnerit Areta kanë fituar në shtëpi në shifrat 2-1 ndaj Ulves dhe me këtë trepikësh Arsenali kryeson kampionatin me 33 pikë.
Pas tyre vjen Mançester Siti me 29 pikë dhe një ndeshje më pak. Tre pikë ka marrë edhe Brentfordi i portierit Tomas Strakosha, që në shtëpi kanë mposhtur debutuesit e Lutonit me rezultatin 3-1.
Portieri i Kombëtares shqiptare e ka ndjekur suksesin e Brentfordit nga stoli, pasi dihet se titullar preferohet “gardiani” holandez Mark Fleken.
Fitore të thellë ka arritur Bërnlei, që në shtëpi ka mposhtur Shefild Junatid në shifrat 5-0.
Më vonë do të luhen edhe dy takime të tjera, Nitingham-Everton, ora 18:30. Si dhe Njukasëll-Mançester Junajtid ora 21:00.
