Gjendet pa shenja jete i moshuari në banesën e tij në Malësinë e Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 16:31
MALËSI E MADHE- Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.