EMRI/ Dyshohet për hakmarrje, vritet me kallashnikov në Lezhë kushëriri i Ardian Nikulajt
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Lezhë pas disa të shtënave me armë zjarri.
Mësohet se viktima është Entjan Nikulaj, i cili është qëlluar me kallashnikov mbrëmjen e sotme.
Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin.
Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.
Mësohet se është vrarë Entjan Nikulaj djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.
Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

