Aksident në Belsh, 17-vjeçari me motor përplas për vdekje të moshuarën

Një 17 vjeçar duke drejtuar motorin ka përplasur për vdekje një 80 vjeçare. Alsidenti ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Grekan. 

Njoftimi i policisë Belsh:

Belsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.