Aksident në Belsh, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 19:07
Aksident me pasojë vdekjen në Belsh. Autmojeti ka përplasur për vdekje një 40 vjeçar
Njoftimi i policisë Belsh:
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
