“Butrinti” Zhupa: Kushtetuesja të japë vendim të drejtë, preken interesat tona kombëtare

E ftuar në Ora News, deputetja demorkate Ina Zhupa u shpreh se gjykata kushtetuese do të japë një gjykim të drejtë lidhur me çështjen e Butrintit.

Ajo shtoi se do të duhet të japin një vendim për rrëzimin e këtij koncesioni sepse kështu mbrohen interesat e Shqipërisë dhe kushtetutën.

Zhupa: Jam e bindur se gjykata kushtetuese do të japë një gjykim të drejtë, sepse ka krijuar jnë standard për mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë për Teatrin Kombëtar, edhe pse nuk u zbatua nga qeveria shqiptare. Gjykata do të duhet të ruajë të njëjtin standard që ka ndërmarrë, pasi Butrinti është disafish më i rëndësishëm për historinë tonë dhe të njerëzimit. Kam besim edhe sepse ka shumë shkelje aq të shumta. Janë 18 nene të kushtetutës që shkelen me këtë koncesion.

Do të duhet të japin një vendim për rrëzimin e këtij koncesioni sepse kështu mbrohen interesat e Shqipërisë dhe kushtetutën, si dhe nuk lejojnë precedentë të tjerë për çdo fondacion privat për të marrë pasurinë tonë publike. Butrinti ka shumë për të zbuluar. Ndërsa përgjegjës për këto zbulime do të jenë njerëz që preken intereson tonë, pasi do të interpretohet çdo gjë si greke.