Bardhi: Berisha faktor në politikën shqiptare, shqiptarët sot kanë nevojë për frymëzim

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, anëtare e këshillit kombëtar të PD-së, Silvi Bardhi tha se Berisha është faktor në politikën shqiptare.

Bardhi: Berisha është faktor në politikën shqiptare. Ka një elektorat i cili e ndjek dhe që i beson, i cili nuk ra pre e një politike të gatuar më parë për të shkatërruar opozitën shqiptare. Kur kemi të bëjmë me dy figura, Berisha dhe Basha të gjithë jemi dakord se situata erdhi këtu për shkak të një pabesie.

Berisha doli dhe tha se nëse ka një fakt dhe një provë, ai do të hiqte dorë nga politika. Vërtetë sot shqiptarët kanë nevojë për frymëzim dhe politikanë që do t’i çojnë ata drejt fitores.