Federata e opozitës/ Duka: Kemi një qëllim pozitiv, të bëhemi bashkë. Qoftë me parti të majta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2023, 21:47
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh se Federata e Opozitës ka si qëllim që të bëjë një bashkim të kampit opozitar.
Duka: Ne kemi një qëllim pozitiv, në gjendjen aktuale që jemi, pasi ka muaj që ka lindur dhe diskutojmë për një zgjidhje. Ne nuk po mashtrojmë njeri, se në zgjedhje rrejnë politikanët. Ne po përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitiv, por nuk kemi rrejt njeri.
Shumë e vështirtë është sepse ka një malore. PD është ndarë qysh kur u shpall non grata Sali Berisha. U duk si një ndarje parimore, por fakti që pati lëvizje edhe brenda PD-së mund të shpresojmë që të ketë një parim të përgjithshëm. Të bashkohemi të gjithë si opozitë, bashkë edhe me parti të majta.
