Mediu pas seancës së Gërdecit: Nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur, janë shkelur garancitë e procesit gjyqësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2023, 16:22
Ish ministri i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së PD-së Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së zhvilluar për Gërdecin.
Mediu u shpreh se nuk mund të zhbëjë atë që ka ndodhur dhe shtoi se nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj tij në 10 vite.
“Ka ndodhur në vitin 2008. Unë nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur. Gjyqi të ketë së pari një respektim të kodit penal, kushtetutës, janë shkelur garancitë e procesit gjyqësor, me parashtrimin, Gjykata e Lartë ka thënë se nuk ka pezullim për parashkrim. Një njeri i dënuar që largohet, pas një kohe është i pafajshëm. Për 10 vjet nuk kam pasur asnjë akuzë”, u shpreh Mediu ndër të tjera.