Resulaj: Buxhetin 2024 e miratuam me forcën që na kanë dhënë qytetarët, PD shkoi te dhuna

E ftuar në ora News, deputetja socialiste Pranvera Resulaj u shpreh se PS nuk ka forcën e kartonit të PS-ë, por vullnetin që u kanë dhënë qytetarët për të miratuar buxhetin 2024.

Ajo shtoi se nuk do që kishte një situatë e tillë në kuvend, sepse cenohet demokracie, pasi bëhet fjalë për projektligjin më të rëndësishëm të vitit.

Resulaj: Ne nuk kemi forcën e kartonit të PS-ë, por më vullnetin që na kanë dhënë qytetarët dhe me këtë forcë e kemi miratuar buxhetin 2024. Mesa duket opozita nuk e ka fuqinë e kësaj vote dhe shkon te fuqia e dhunës dhe provokimit fizik. Edhe si qytetare çfarë efekti ka kjo, sigurisht që nuk do të donim të ishte një situatë e tillë, sepse cenohet demokracie, pasi bëhet fjalë për projektligjin më të rëndësishëm të vitit. Kjo nuk është e shëndetshme për demokracinë dhe prandaj reaguan ndërkombëtarët.

Është një buxhet i madh dhe më i madh që kemi pasur, por nuk e shoh rëndësinë e tij tek madhësia, pasi rrallë ndodh që buxheti vjen në ulja. Çështja është sa ekonomi prodhon dhe sa i shëndetshëm është. FMN dhe BB na kanë konsideruar si ekonominë me qëndrueshmërinë më të mirë në rajon. Nëse kjo do të mungonte do të kishim një krizë që do të ndihej tek qytetarët.