Federata e opozitës/ Shehu: Non grata e Berishës personale, do komunikojmë me një grup me ndërkombëtarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2023, 22:19
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Sali Shehu kreu i FRD-së u shpreh se Sali Berisha është non grata në SHBA, por kjo është një marrëdhënie personale e Berishës me SHBA-të.
Shehu: Sali Berisha është non grata në SHBA, por kjo është një marrëdhënie personale e Berishës me SHBA-të. Ne duam të ngrejmë një institucion të ri të opozitës. Berisha është lideri i PD-së. Duam një institucion të besueshëm pa i paragjykuar të gjithë.
Berishën nuk po e vendosim në krye të federatës, por duam një bashkim votash me faktorin opozitar. Një nga pikat tona në platformën politike, kemi krijimin e një grupi deputetësh për të komunikuar më ndërkombëtarët. Do ta krijomë këtë grup.
