FOTO/ Selena Gomez merr pjesë në dasmën e ishit,  thyen rregullin e veshjes

Kur bëhet fjalë për dasmat, një festë për dashurinë dhe jetën, rregullat e pashkruara të modës së dikurshme do ta interpretonin aktin e veshjes së zezë si ngjyrën e vdekjes, zisë dhe dëshpërimit, si një deklaratë të heshtur mosmiratimi.

Do të ishte një thirrje mjerimi dhe do të ishte njëlloj si t’i thuash universit: “Nuk më intereson fati romantik i këtij çifti”.

Por kjo nuk është më epoka viktoriane dhe Selena Gomez mori pjesë në dasmën e ish-të dashurit të saj, Samuel Krost, e veshur me të zezë nga koka deri te këmbët, një fustan mëndafshi me stileto Jimmy Choo dhe çantën Miracle të Aupen-it me kristale.

Gomez duket se vazhdon traditë bashkëkohore të shtruar nga të famshëm si Zo ë Kravitz dhe Kendall Jenner, të cilët janë shfaqur të veshura me të zeza në dasmat e Margaret Qualley dhe Lauren Perez, ndërsa edhe shoqërueset e nuses së Sofia Richie kishte veshur fustane të zeza.

FOTO/ Selena Gomez merr pjesë në dasmën e ishit,  thyen