“Prodhimi i ujit nga graheni”/ Ja çfarë po ndodh me shkencëtarët në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkencëtarët në Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke eksperimentuar përdorimin e Grafenit, një prej materialeve më të forta në botë për të përfituar ujë të pijshëm.

Ata kanë zgjeruar përpjekjet e tyre duke punuar në një membranë të materialit dydimensional, përmes një procesi që e vlerësojnë më efikas dhe më të lirë se shkripëzimi.

Sipas shpjegimit të shkencëtarëve, grafeni mund të zgjasë jetën e një membrane duke parandaluar ndotjen, kur bakteret grumbullohen në filtër dhe degradojnë cilësinë.

Edhe në sasi të vogla, këto materiale përmirësojnë ndjeshëm performancën e membranave për sa i përket prodhimit të tyre të ujit.

Puna me grafen mund të ndihmojë në uljen e përdorimit të energjisë dhe kostove.

Aktualisht në fazën e zhvillimit, membranat do të prodhohen dhe do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Universitetin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar. Pas kësaj, ato do të testohen në një fabrikë shkripëzimi.

‘Në emiratet Arabe, i gjithë uji ynë i pijshëm është në fakt ujë i shkripëzuar, kështu që është një sektor shumë kritik i ekonomisë si dhe i shoqërisë,”, është shprehur drejtori I qendrës së kërkimit për grafenin, duke theksuar se mungesa e ujit të pijshëm është një problem global që po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

I referuar shpesh nga studiuesit si "material mrekulli ", grafeni është një milion herë më i hollë se një fije floku njerëzore dhe më i fortë se çeliku.