Alban Skënderaj i prekur nga ndarja nga jeta të Eva Tavos: Sikur kam humbur dikë që është pjesë e familjes...

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj ka bërë një postim prekës për aksidentin që i mori jetën 24-vjeçares, Eva Tavo, vajza e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavo.

Këngëtari zbulon se Eva ka qenë admiruese e tij:

“Eva Tavo, vetëm 24 vjeçe sapo u ndaj nga jeta në një aksident fatal. Një vajzë kaq shumë e kulturuar, e dashur, pozitive dhe sytë i rrezatonin vetëm mirësi.

Një fanse e muzikës sime dhe që fëmijë e deri sot nuk la asnjëherë asnjë event, koncert apo rast të rëndësishëm për mua pa qenë prezentë dhe me dashurinë dhe mbështetjen e saj.

E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dike që është pjesë e familjes. Lamtumirë Eva!”, shkruan ai.

Alban Skënderaj i prekur nga ndarja nga jeta të Eva Tavos: Sikur kam