Balerina e thotë hapur: Kam rënë në dashuri me Sardi Strugajn...
Balerinat e emisionit "Fiks Fare", Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri, së fundmi kanë qenë të ftuara në emisionin “Pardon My French”, ku kanë zbuluar më shumë rreth jetës së tyre personale dhe profesionale.
E teksa gazetraja iu bëri disa pyetje "pikante" vajzave, një ndër to kishte të bënte me fiksimin apo këngëtarin e tyre të preferuar.
Njëra nga vajzat tregoi se ka rënë në dashuri me këngëtarin e njohur Sardi Strugaj dhe këngën e tij më të re, por këtë gjë nuk ia ka thënë akoma edhe pse e ka takuar.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Cili është këngëtari juaj i preferuar?
Kejsi: Ledri Vula.
Marinela: Unë do thoja Sardin. Nuk e di sa herë e kam dëgjuar këngën e tij të re “Deti”.
Gazetarja: Ke rënë në dashuri me këngën apo me Sardin?
Marinela: Me të dyja.
Gazetarja: Duke qenë që Sardi është në “Dancing with the Stars” e ke takuar?
Marinela: Një herë.
Gazetarja: Ia ke thënë apo t’'a themi ne?
Marinela: Nuk ia kam thënë.
