VIDEO/ Efi Dhedhes shtatzënë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2023, 16:40
Ish-finalistja e spektaklit televiziv "BBV2", Efi Dhedhes është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.
Në një video ajo shfaqet me rroba të ngushta ku i duket paksa barku i fryrë.
Kaq ka mjaftuar për ndjekësit e saj që t’i dërgojnë asaj mesazhe të ndryshme ku e pyesin nëse është shtatzënë apo jo.
Ajo e ka sqaruar këtë keqkuptim me anë të një videoje ku shprehet qartë që nuk është shtatzënë, por thjesht ka shtuar disa kilogramë.
"S’guxon robi të vë içik bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim", tha ajo.
