Turqi/ Krimi brutal, modelja 42-vjeçare dhe vajza e saj 15-vjeçare u vranë nga ish-bashkëshorti

42-vjeçarja Irina Dvizova dhe vajza e saj Dayana 15-vjeçare u gjetën të vrarë, trupat e të cilëve u gjetën tre metra larg njëra-tjetrës në një shkëmb në Turqi.

Trupat e nënës dhe vajzës ishin të mbuluar me çarçafë dhe të lidhur me njëri-tjetrin. Sipas Pravda, si 42-vjeçarja dhe 15-vjeçarja kanë marrë plagë vdekjeprurëse me armë zjarri.

Nënë e bijë ishin zhdukur prej disa ditësh, ndërsa familjarët ishin alarmuar kur panë gjak në divanin e vilës ku banonin dy viktimat. I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë është ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Andrey Kushlevych, të cilin të afërmit e gruas e cilësojnë si personazh nervoz.