FOTO/ I dedikoi këngë, zbulohet vajza shqiptare që i theu zemrën Drake

Ditën e premte, këngëtari i njohur Drake, ka lançuar këngën e tij më të re “Polar opposites”, dhe ka qenë personazhi më i komentuar në mediat shqiptare.

Ai shfaqet në klip i veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjë, simbolin kombëtar të Shqipërisë.

Këngëtari në këngën e tij flet për një vajzë që e bllokon atë në çdo platformë sociale që ai përdor si kontakt me të dhe emri i vajzës është Mariana.

"Mariana ma theve besimin

Pse duhet të dëgjosh propagandën?

Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni

U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj

Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes

Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd

Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë?"

Drake në tekstin e këngës së tij, kalon në dy ekstreme, nga interesi në injorim dhe e bën këtë për të kaluar dhimbjen që i ka shkaktuar kjo marrëdhënie.

Ai gjithashtu flet edhe për krizën e vazhdueshme në Kosovën e Veriut me Serbinë duke thënë:

“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë. Unë thjesht e di që tensioni po rritet”.

Vajza që mendohet se Drake i ka dedikuar këngën është Mariana.

Ajo punon si Fashion Designer por është nga Tirana. Mariana ka studiuar në Londër për Farmaceutikë, më vonë u zhvendos ne Los Angeles e më pas në Neë York ku punon si Fashion Designer. Aktualisht ajo jeton në Neë York ku ka edhe brand-in e saj.

Mariana ka qenë shoqja e ngushte e Jorja Smith, ajo është ish-e dashura e Drake. Dyshohet që Mariana është njohur me reperin, prej mikeshës së saj.

Drake nga Mariana mesa duket njohu dhe e pëlqeu shumë vendin dhe kulturën tonë.

FOTO/ I dedikoi këngë, zbulohet vajza shqiptare që i theuFOTO/ I dedikoi këngë, zbulohet vajza shqiptare që i theu