Drejt Guinnes-it me flamurin shqiptar, rekordmenja Idrizi: Për përgatitjen e flamurit janë dashur 120 mijë pjesë letre

Rekordmenja në librin Guinnes, Arbnora Fejza Idrizi në një intervistë në Ora News foli se si arriti të realizonte flamurin shqiptar me letra me artin origami. Idrizi u shpreh se për përgatitjen e flamurit janë dashur 120 mijë pjesë letre.

‘’Për me realizu një projekt të tillë duhet përgatitja e letrës. Ne një muaj kemi përgatitur 120 mijë pjesë letre.

70 mijë pjesë të tjera i kam përgitur vetë. Me e shtri flamurin janë dashur 4 ditë punë.

Flamuri shqiptar ka qenë pak i ndërlikuar. Ka qenë rrezik që projekti më dështu’’, tha ndër të tjera Idrizi.