Pavarësia bashkon Ramën e Kurtin, nderime në vendprehjen e themeluesit të shtetit shqiptar

111 vjetori i pavarësisë ka thyer akujt mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. Së bashku nderuan ngritjen e flamurit në Vlorë por edhe u përkulën para themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit.  Në reagimin në Facebook kreu I qeverisë shqiptare kujtoi 68 vjetorin e lindjes së Heroit Adem Jashari. I ndarë prej tyre nderime bëri dhe Sali Berisha

Albin Kurti dhe Edi Rama u bënë bashkë në Vlore ku u pritën me duartrokitje.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit së bashku me presidentin Bajram Begaj e kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Duket se tashmë akujt e ftohtë të politikës u thyen në nderime në vendprehjen e themeluesit të shtetit shqiptar

Në 111 vjetorin e pavarësisë së bashku takuan dhe qytetarët. Në Facebook Rama kujtoi heroin Adem Jasharin.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shprehet ai

I ndarë prej tyre ishte Sali Berisha, i cili akuzoi Ramën për qëndrimet me Serbinë.

Edhe NATO në faqen zyrtare ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë duke ftuar aleancën të festohet së bashku.