EMRI+FOTO/ U aksidentua me shokët në Sarandë, ndërron jetë 14- vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2023, 10:53
Arjol Dervishaj, 14-vjeçari i aksidentuar pak ditë më parë në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, Sarandë, ka ndërruar jetë.
I mituri që u aksidentua teksa udhëtonte si pasagjer me dy bashkëmoshatarët e tij, nuk ka mundur të mbijetojë.
Mëngjesin e së mërkurës, 14-vjeçari u transportua drejt spitalit të Traumës me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar.
Nga ky aksident mbetën të plagosur edhe dy shokët e tij, Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orges Kalo 14 vjeç, i cili ishte shoferi i "Benzit" të babait të tij, i cili është arrestuar.

Arjol Dervishaj dhe makina e aksidentuar
