Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, Gjoni tregon si do jetë moti në vend gjatë javës

Anira Gjoni nga Igjeum në një intervistë në Ora News tregoi se si do jetë moti në vendin tonë në javën në vijim. Gjoni u shpreh se gjatë javës priten reshje shiu dhe dëbore në të gjithë territorin e vendit.

‘’Reshje shiu dhe dëbore do të jenë prezente në të gjithë territorin. Zonat më problematike kanë qenë qarku i Dibrës dhe veriu i vendit për sasinë e reshjeve të dëborës që ka rënë.

Nuk priten reshje dëbore në qytetin e Tiranës, edhe reshjet e shiut në Tiranë do jenë mesatare. Java do jetë me mot intensiv, ku priten reshje’’, tha ndër të tjera Gjoni.