Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kurbin, pësojnë djegie çifti i bashkëshortëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2023, 10:10
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Kurbin.
Raportohet se të plagosur kanë mbetur një çift.
Dyshohet se bombola ka marrë flakë aksidentalisht.
Nga shpërthimi, çifti mësohet se kanë pësuar djegie në trup.
Ata janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Foto nga banesa ku ndodhi ngjarja
