4 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, 51 shqiptarë humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën

26 nëntori shënon 4 vjet nga tërmeti tragjik që goditi vendin gjatë orëve të para të mëngjesit të vitit 2019, ku humbën jetën 51 persona.

Tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë përveç viktimave, shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale në zonat e Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës dhe Tiranës, ndërkohë që ende sot ka banorë që nuk janë sistemuar nëpër banesa.

Mbi 3000 persona mbetën të lënduar 4 vite më parë, ndërsa numri më i madh i viktimave ishin në Durrës dhe në Thumanë, teksa shumë më tepër mbetën të pastrehë.

Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas. Të shumtë ishin ata që i kaluan disa net të nëntorit jashtë banesave, pavarësisht temperaturave të ulta.

Shumë shtete u solidarizuan me Shqipërinë pas ngjarjes tragjike duke shprehur këtë nëpërmjet ndihmave të shumta humanitare dhe financiare, si dhe duke sjellë forcat e kërkim shpëtimit të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave të viktimave nga gërmadhat.

Thumana, zona më e dëmtuar nga tërmeti shkatrimtar ka sot një fytyrë tjetër. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ku shfaq edhe rindërimin e zonës, kryeministri Edi Rama ka vendosur Hasthagun #Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm