Kundër marrëveshjes me Italinë/ Protestuesit duan të ngrenë çadër, Policia në Lezhë pa asnjë letër zyrtare i ndalon

Një grup të rinjsh aktivistë kanë protestuar në Lezhë kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për refugjatët.

Nga raportimet në medie dhe nga vetë protestuesit bëhet me dije se policia ka penguar aktivistët për të vendosur çadrën “kamp” përpara Bashkisë Lezhë.

Kjo ka sjellë dhe përplasje mes aktivistëve dhe policisë, pasi këta të fundit e quajnë të paligjshëm diçka të tillë.