Cekja i Beratit rrëfehet mes lotësh për humbjen e Zef Dedës: Humbje e madhe për artin...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2023, 16:31
Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit i pikëlluar, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Në një lidhje telefonike për News24, Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.
"Me Zefin kam punuar. E kam pasur shok dhe mik. Është humbje e madhe për artin. Nuk kam fjalë, s'di ça të them më. Që nga vitit 73 që punoja me Zefin. Kujtuam ato që kemi luajtur bashkë. Kemi pasur hyrje-dalje. Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer", tha ai.
