Kiara poston VIDEON e rrallë, ja si reagoi Luizi kur zbuloi gjininë e bebit
Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ka publikuar para pak ditësh projektin e tij më të ri muzikor më titullin "Frymë", e cila erdhi si surprizë për të gjithë dashamirësit e artistit.
Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Ata kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambient të hapur. Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit, por Kiara ka postuar të tjera pamje nga kjo festë dhe momenti i tyre i veçantë, ku zbuluan se foshnja është vajzë, duke shkruar edhe një falënderim për të gjithë ata që i kanë uruar.
"Si fillim, donim t'ju falënderonim secilin prej jush për çdo urim. Këto janë disa momente nga festa e gjinisë së bebit, falënderoj gjithashtu të gjithë ata që e bën të mundur këtë event dhe të gjithë të afërmit që ishim prezent."- shkruan Kiara.
View this post on Instagram
