VIDEO/ Feston sot ditëlindjen, Getoari i dhuron një këngë të bijës

Dy vite më parë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë.

Sot, vajza e tyre, feston 2 vjetorin e lindjes dhe Getoari si një urim tepër special për vogëlushen, ka zgjedhur që të publikojë një këngë duke e titulluar "Marget", ashtu si emri i saj.

Kënga është shkruar me fjalët më të ndjera dhe emocionuese për të, pa diskutim që ky do të mbetet që kujtim i paharruar për vogëlushen.

Pjesë nga kënga:

Mami ka luftuar për ty, ka rreziku për jetë

Për me sjellë në jetë një jetë nuk është aq e lehtë

Erdhe ti jetë, ishim 2 u bëmë 3 vetë

Një ditë do iki babi e mami, por kjo këngë për ty do mbesë

Njerëzit e shohin sipërfaqen se dinë kurrë çfarë ke ti brenda

Familja është e shenjtë!