Nuk do ta besoni se çfarë surprize i bëri Beyoncé admiruesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2023, 14:17
Artistja me famë botërore, Beyoncé i befasoi admiruesit e saj, në Ditën e Falënderimeve me një pamje paraprake të filmit të saj të ardhshëm të koncertit, "Renaissance: A Film By Beyoncé".
Traileri, i shfaqur gjatë transmetimit të paradës së Macy’s Day, shfaqi momente me vajzën e saj Rumi dhe theksoi besimin dhe vizionin artistik të Beyonce.
Filmi synon të nxjerrë në pah përkushtimin e saj, përfshirjen në produksion dhe rrugëtimin krijues gjatë turneut të saj botëror të Renaissance, duke thyer rekord.
I planifikuar për publikim më 1 dhjetor, filmi premton një vështrim të brendshëm të përkushtimit të Beyonce-s ndaj zanatit dhe trashëgimisë së saj. Biletat për filmin janë aktualisht në shitje.
