Ndahen Princ Leka dhe Elia Zaharia? Pas këtij veprimi shtohen më tepër dyshimet për një krisje
Që nga muaji tetor, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë përfolur për ndarje.
Shkak i fjalëve u bë ditëlindja e vajzës së tyre, në të cilën të dy bënë urime në mediet sociale me foto ku shfaqeshin me vajzën, vetëm, jo të tre, siç kanë bërë më parë.
Më vonë u vu re një tjetër detaj: Princi kishte hequr nga rrjeti social "Instagrami" Elian dhe fotot me të. Ndryshe prej tij, aktorja ende e ndjek dhe po ashtu ka në mediet sociale statusin e saj si "HRH Princess Elia".
Për më tepër, prej kohësh, Elia nuk e shoqëron më Princ Lekën në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme publike. Si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë tij, ai është shfaqur vetëm pa praninë e bashkëshortes, siç bënte më parë.
Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar lidhur me lajmet dhe nuk mund të thuhet me siguri se çfarë ka ndodhur me martesën e tyre.
