Enrique Iglesias vjen me lajme të këqija: Ka përfunduar plotësisht...

Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias pohon se albumi i tij i ri do të jetë edhe i fundit në karrierë.

"Është mbaruar. Në fakt do të dalë në shkurt. Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta lansoj atë", tha Enrique për "Today".

Enrique vazhdoi të përsëriste se albumi i ardhshëm në studio, "Final (Vol 2)", në fakt do të jetë i fundit i tij.

"Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk do të bëj më albume", tha Iglesias.